Qeveria vazhdon procedurën për shpronësimit për Lokalitetin Arkeologjik të Dresnikut
08.11.2023 - 10:43
Qeveria ka miratuar vendimin preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i Projektit: Mbrojtja dhe Menaxhimi i Trashëgimisë Kulturore, Konservimi dhe Investimi në “Lokalitetin Arkeologjik të Dresnikut”.
Ky vendim është marrë në mbledhjen e mbajtur sot.
Propozimin para Qeverisë e ka bërë ministri i Mjedisit, Liburn Aliu.
“Më 3 tetor është mbajtur dëgjimi publik me pronarët e pronave në Klinë, dhe ka trajtuar ankesat e pronarëve, andaj propozohet që të nxjerrë vendimit për miratimin preliminar me të cilin miratohet ligjshmëria e procesit të pronësimit”- tha ai.