Qeveria tregon datën prej kur do lejohen dasmat

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka marrë vendim se nga data 28 qershor të lejohen mbajtja e tubimeve, ngjarjeve sportive e konferencat.

Vendimi është marrë me propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, i cili tha se është bazuar në rekomandimet e IKShPK-së.

“Pika 1.5  e Vendimit të Qeverisë Nr. 01/07 të datës 11 mars 2020 me të cilin aktivitetet publike dhe jopublike kanë mundur të zhvillohen të mbyllura pa praninë e publikut si: ngjarjet sportive, tubimet, konferencat, tryezat e rrumbullakëta”, thuhet në vendimin e Qeverisë së Kosovës.

Gjithashtu në këtë mbledhje  është marrë vendim që Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ të hapet nga data 28 qershor.

Vendimi i Qeverisë: Aeroporti i Prishtinës hapet më 28 qershor, çdo udhëtar duhet ta ketë testin për COVID-19