Qeveria Hoti - Foto: ZKM

Vendimi i Qeverisë: Aeroporti i Prishtinës hapet më 28 qershor, çdo udhëtar duhet ta ketë testin për COVID-19

Me propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, me rekomandimet e IKShPK-së, është marrë vendim që Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ të hapet nga data 28 qershor.

Po ashtu, ministri Zemaj ka thënë se çdo udhëtar që hyn në Kosovë duhet ta ketë testin negativ për COVID-19, jo më të vjetër se 4 ditë.

Këto janë vendimet e plota:

Pika 1: Shfuqizohet pika 1.7 të vendimit të Qeverisë nr.01-07 e datës 11 mars 2020, me të cilën është ndaluar eksporti i pajisjeve materiale dhe medikamenteve mjekësore nga ana e operatorëve ekonomikë dhe prodhuesve.

Pika 2: Shfuqizohet pika1.2 të vendimit të Qeverisë nr. 01-07 të datës 13 mars 2020, me të cilën është bërë pezullimi i përkohshëm i linjave të udhëtitmit ajror dhe tokësor me vendet me risk të lartë dhe të mesëm.

Pika 3: Shfuqizohet pika 5 e vendimit të Qeverisë nr. 01-09 të datës 11 mars 2020, me të cilën është bërë pezullimi ipërkohshëm i të gjitha linjave të udhëtimit ne aeroportin e Prishtinës, përveç linjave ushtarake dhe emergjencave medicinale.

Pika 4: Shfuqizohet vendimi i Qeverisë nr. O1-12 të datës 17 mars 2020, me të cilën është bërë plotësim-ndryshimi dhe ndryshimi të vendimit të Qeverisë me nr.01-09 të datës 13 mars 2020.

Pika 5: Shfuqizohet pika 1.5 e vendimit të Qeverisë 01-07 të datës 13 mars 2020, me të cilën janë aktivitetet publike dhe jopublike mund të zhvillohen të mbyllura pa praninë e publikut: si ngjarjet sportive, tubime, konferenca, tryeza të rrumbullakta.

Pika 6: Rifillimi i transportit ajror dhe hapja e aeroportit të Prishtinës Adem Jashari . Vetëm linjat e rregullta të domosdoshme që kthehen brenda ditës me masa të shtuara të sigurisë dhe mbrojtjes së shëndetit    

Pika 7: Obligohet ministria e Infrasturkutrës që të kompletojë udhëzimet administrative të Agjencionit të Aviacionit, protokollet e operimeve të transportit ajror, bazuar në mënyë strikte në protokollet dhe rekomenadimet e IKShPK-së.

Pika 8: të gjithë udhëtarët që hyjnë në Republikën e Kosovës rekomandohen të kenë testin negativ jo më të vjetër se 4 ditë

Vendimet hynë në fuqi më 28 qershor 2020.