Qeveria e Kosovës. Foto: Zyra e kryeministrit në Facebook

Qeveria propozon dy emra për anëtarë të Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës

Qeveria e Kosovës i ka votuar dhe ka vendosur të ia dërgojë Kuvendit të Kosovës dy emra për pozitat e dy anëtarëve të Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës.

“Komisioni as-hoc më datën 7/8 kanë mbajtur intervistat dhe janë rekomanduar listën përfundimtare të 6 kandidatëve, kuvendi i propozohen Florent Mehmeti dhe Salihe Gashi- Loku” – ka thënë kryeministri, Albin Kurti.

Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës është organ kolegjial që menaxhon me  punën e Autoritetit,  përbëhet nga pesë (5) anëtarë, kryetar i Komisionit, Zëvendës Kryetari, dhe tre Komisioner. Kryetari i Komisionit  udhëheq  organizon dhe drejton punën dhe veprimtarinë e Autoritetit dhe është përgjegjës për punën profesionale të Autoritetit. Kryetarin, zëvendëskryetarin dhe anëtarët e Komisionit Kosovar të Konkurrencës propozohen nga Qeveria dhe emërohen nga Kuvendi.