Qeveria ndan mbi 7 milionë euro për mbulimin e mungesës së mjeteve në kategorinë “Paga dhe Shtesa”

Qeveria e Kosovës në mbledhjen elektronike të mbajtur sot ka ndarë 7 milionë e 54 mijë euro për paga dhe shtesa për muajin nëntor.

Në mbledhjen e Qeverisë po ashtu është miratuar për shqyrtim kërkesa për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të P.SH IGK “Ballkani” të dikurshëm, njësia “Damper”, për nevoja të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike në të cilën ka: Ndarë 7,054,092.00 € për mbulimin e mungesës së mjeteve në kategorinë e shpenzimeve “Paga dhe Shtesa” për muajin nëntor 2023 dhe ka miratuar për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme ish-shoqërore, P. Sh IGK “Ballkan”, Njësia Damper, për nevoja të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës”- thuhet në komunikatën për media.

Më 16 nëntor, Qeveria e Kosovës ka miratuar shtesat për pagesat e rrezikshmërisë për pjesëtarët e Policisë së Kosovës të cilat janë prezantuar në mbledhjen e mbajtur më 27 tetor.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se shtesat do të fillojnë së aplikuari me pagat e muajit nëntor.

Qeveria miraton shtesat e rrezikshmërisë për pjesëtarët e Policisë së Kosovës