Qeveria miraton projektligjin për dërgimin e FSK-së jashtë vendit

Propozimi i zëvëndësministrit Shemsi Syla për të miratuar projekligjin për dërgimin e FSK-së jashtë vendit, mori të gjitha votat e kabinetit qeveritar.

“Ky ligj ka për qëllim të rregulloj procedurat e dërgimit të FSK-së jashtë vendit. FSK ka marrë pjesë në disa misione humanitare, stërvitje në vendet mike. Është i nevojshëm avancimi i kuadrit ligjor për të dërguar FSK-në jashtë vendit”, tha Syla.

Qeveria po ashtu miratoi në këtë mbledhje edhe projektkodin e Procedurës Penale.

Kryeministri, Albin Kurti tha se ky projektkod do të mundësoj që çdo zyrtari që i ngritët aktakuzë të pezullohet nga puna.

“Projektkodi i Procedurës Penale do të mundësoj që askush të mos i shmanget drejtësisë e zyrtarëve që u ngritët aktakuzë për keqpërdorim të detyrës zyrtarë të pezullohen nga puna”, tha ai.

Blerim Sallahu zëvendësministër i Drejtësisë tha se Projektkodi është bë përputhje me programin e qeverisë dhe tregon për hapat që duhet ndjekur.

“Të gjithë ata që kanë kryer krime lufte do të marrin dënimet e duhura. Edhe te afatet e hetimeve kemi një risi, ne kemi menduar që afati prej dy viteve është i mjaftueshëm, por mund të zgjatë edhe për një vit shtesë varësisht prej hetimeve”, tha ai më tej.

Qeveria po ashtu ka miratuar edhe projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar si dhe projektligji për ndryshimin ndihmës juridike falas viktimave të dhunës në familje.