Foto nga një mbledhje e kaluar e Qeverisë - Foto: ZKM

Qeveria miraton Projektligjin për Agjencinë e Regjistrimit Civil

Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për Agjencinë e Regjistrimit Civil.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se me këtë projektligj adresohet mënyra adekuate, ofrimi i shërbimeve cilësore dhe efikase për personat fizikë e juridik.

“Me këtë projektligj synohet të adresohet mënyra adekuate ofrimi i shërbimeve cilësore dhe efikase për personat fizikë e juridik, publik e privat si dhe për institucionet e tjera të Kosovës, po ashtu me të definohet statusi dhe mandati i Agjencisë”- tha Kurti.

Kurse ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se me miratimin e këtij projektligji sigurohet regjistrimi i besueshëm civil.

“Reforma legjislative në kuadër të administratës publike mbetet një nga prioritetet e MPB-së. Me miratimin e këtij projektligji sigurohet regjistrimi i besueshëm civil përfshirë këtu menaxhimi i identitetit të shtetasit të Republikës së Kosovës dhe të të huajve me qëndrim të ligjshëm. Përcaktimi i detyrave të Agjencisë në raport me personalizimin dhe lëshimin e dokumenteve personale, regjistrimin e automjeteve, vulave legalizuese dhe dokumentet e gjendjes civile” – tha Sveçla.