Qeveria emëron bord të përkohshëm në KEK

Ekzekutivi kosovar në mbledhjen e sotme ka votuar për emërimin e bordit të përkohshëm të drejtorëve në Ndërmarrjen Publike “Korporata Energjetike e Kosovës”.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka propozuar katër emra të cilët do të kenë një mandat jo më shumë se gjashtë muaj.

“Rezarta Pllana, kryesuese Bejzart Halilaj, anëtar, Merita Kasapolli, anëtare dhe Agron Pula anëtar”, ka thënë Rizvanolli.

Emërimet e bordeve të përkohshëm nga qeveria e Kosovës i ka emëruar duke thënë se janë në procedura të zgjedhjes së bordeve të rregullta.

 

Qeveria emëron bordin e përkohshëm të IFRAKOS-it