Qeveria e Kosovës pritet të ndajë mjete financiare për familjen e Agon Musliut

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e saj drejtuar nga kryeministri Avdullah Hoti ka paraparë të ndajë mjete financiare për familjen e Agon Musliut, 26 vjeçarit nga Gjilani që vdiq në konviktet e Prishtinës, gjatë kohës sa ishte në karantinë.

Agon Musliu kishte qenë student në Gjermani dhe ishte riatdhesuar në Kosovë gjatë kohës së pandemisë.

Institucionet Shëndetësore kishin rekomanduar se cdo i ri-atdhesuar në Kosovë duhet të qëndroj të paktën 14 ditë në izolim.

Partitë opozitare në Kosovë e kishin akuzuar Qeverinë Kurti për mos trajtim të duhur të rastit së tashmë të ndjerit, Agon Musliu.

Vdekja e 26 vjeçarit policia merr në pyetje zyrtarë të Ministrisë e Komunës