Arkiv - Foto: RFE/RL/REL

Qeveria e Kosovës ka ndarë 20 mijë euro për familjen e të ndjerit Kujtim Veseli

Qeveria e Kosovës ka ndarë 20 mijë euro për familjen e Kujtim Veselit, djaloshit i cili ishte vrarë në korrik të vitit 2019 në Fushë Kosovë.

Kryeministri i Albin Kurti tha se Kujtimi ishte fëmija i parë i familjes i cili e kishte ndërprerë shkollimin për t’u kujdesur aq sa mundi për ta.

Kurti tha se krejt çka mund të bëjnë si zyre e kryeministrit, është të ofrojnë mjete financiare për familjen e viktimës.

“Po e mbështesim në mënyrë simbolike familjen. Është i vetmi mjet që ne si kryeministri e kemi në dorë dhe mund ta përdorim”, tha Kurti.

Kujtim Veseli, 11 vjeçar, ishte dhunuar seksualisht për muaj me radhë e pastaj u gjet i vrarë më 11 korrik 2019.

Vrasja e Kujtim Veselit, aktivistët padisin Këshillin Prokurorial të Kosovës