Qeveria e Kosovës. Foto: Arjana Berisha, KALLXO.com

Qeveria e Kosovës jep detaje për takimin Bislimi - Lajçak

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak në takimin që kanë zhvilluar sot kanë diskutuar në lidhje me të gjitha aspektet e ndërlidhura me zbatimin e plotë të Marrëveshjes bazike të Brukselit dhe aneksit implementues të Ohrit.

Kështu është bërë e ditur në komunikatën e Qeverisë së Kosovës.

Tutje në këtë komunikatë është thënë se Republika e Kosovës është e përkushtuar për normalizim të plotë të marrëdhënieve me Serbinë dhe për njohje reciproke.

Për takimin ka shkruar në platformën “X” edhe emisari Lajçak.

Ai tha se me Bislimin kanë diskutuar për nevojën e zbatimit të Marrëveshjes për normalizim pa kushte dhe vonesa.

Lajçak ka thënë se janë dakorduar për hapat e ardhshëm por nuk ka treguar se cilët janë ata.

“Sapo u takova me zëvendëskryeministrin e parë Besnik Bislimi për të përcjellë takimin e fundit me liderët europianë në Bruksel dhe nevojën për zbatimin e plotë të Marrëveshjes për rrugën e normalizimit pa vonesa dhe parakushte. Ne ramë dakord edhe për hapat e ardhshëm”- ka shkruar ai.

Lajçak ka ardhur sot në Kosovë.

Ai nesër do të zhvillojë takime edhe me liderët e opozitës.