Parkingu Nentokesor

Punimet në parkingun nëntokësor tek kampusi i UP-së drejt finalizimit -FOTO

Punimet në projektin për parkingun nëntokësor tek kampusi i Universiteti të Prishtinës janë drejt përfundimit.

Aktualisht, puna në pjesën e parkingut ka përfunduar, derisa në pjesën sipër ka ende punime në mbjellje të drunjve.

Parkingu nëntokësor tek Fakulteti Filologjik pritet të ketë 700 vend parkime dhe është investim prej rreth 15 milionë euro me partneritet publiko-privat.

Punimet në parkingun nëntokësor kanë nisur në tetor 2020.

Hapësira publike mbi parking përfshin 13 mijë e 990 metra katrorë dhe pritet të ketë: Hapësirë për pushim, hapësirë komerciale, hapësirë për këmbësorë dhe biçikleta, hapësirë edukative dhe për aktivitete kulturore, dhe mbjellja e 150 trungjeve të reja.

Ndërsa, në hapësirën e parkingut nëntokësor me sipërfaqe 23 mijë e 651 metër katrorë pritet të ketë: 700 vend parkingje, prej tyre 600 standarde, 41 për makina elektrike, 33 për persona me nevoja të veçanta dhe 26 për motoçikleta po ashtu do ketë edhe hapësirë afariste.