Punime për siguri të sistemit, KEDS njofton ku do të ketë ndërprerje të energjisë nesër

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se nesër do të kryhen punime në projekte investive dhe punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik. Si rezultat në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës.

Ky është orari sipas rajoneve:

Prishtinë 

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga TS 110/10(20)[kV] Prishtina 7 do të ndërprehet:

NS 10/0.4kV TS Çagllavica 3 (kodi: 19000034034 ) nga 12:30 deri 17:00

Vendet: Një pjesë e Çagllavicës.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, Instalimi i pajisjeve për monitorimin e rrjetit të tensionit të ulët.

2.

Nga NS 110/10[kV] Prishtina 5 do të ndërprehet:

NS 10/0.4[kV] TS Barileve te Xhamia me (kod: 13000002049)   nga ora 10:30 deri 15:30

Vendet:  TS Barilevë te Xhamia

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, ndërrimi i shtyllave të tensionit të ulët, zëvendësimi i përçuseve me kabllon ABC.

Vërejtje: Në NS 10/0.4 kV Barilevë te Xhamia do të shkyçet vetëm ajo dalje 0.4 kV në të cilën punohet.

Prizren

Punime nga palët e treta

1.

Nga TS 110/35/10 kV Theranda do të ndërprehet:

Dalja 10kV Gelanca (kodi: 32000021) nga ora 09:00 deri 09:30 dhe nga ora 13:00 deri 14:00

Vendet: Shirokë, Leshan, Gjinoc, Gelancë dhe Greikoc.

Arsyeja: Krijimi i kushteve të punës pa tension, largimi i urave të tensionit të mesëm.

2.

NS 110/10 [kV] Theranda  do të ndërprehet:

TS 10/0.4kV TS Spahiu petroll”-Shirokë (kodi: 32000021019) nga ora 09:00 deri 14:00

TS 10/0.4kV TS Qazim Zeqir Berisha (kodi: 32000021023) nga ora 09:00 deri 14:00

Vendet: Një pjesë e fshatit Shirokë.

Arsyeja: Realizimi i sistemit hyrje/dalje 10 kV, sipas pëlqimit elektro-energjetik dhe projektit të aprovuar, si dhe rekomandimeve nga komisioni i pranimeve teknike.

Mitrovicë

Punime në projekte investive

1.

Nga NS 110/10(20) [kV] Skenderaj do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Qirezi (kodi: 74000004) nga ora 08:30 deri 09:00 dhe nga ora 16:30 deri 17:00

Vendet: Fshatrat: Baks, Dashevc (një pjesë),Gllanasellë, Godanc, Godanc – Lagja: Berbatovci dhe Gërguri,  Gradicë, Gradicë – Lagja: Bardhi, Dervisholli, Fazliu, Muja, Selmani, Sukaj dhe Uka, Kozhicë, Krasaliq, Krasmirovc, Prelloc, Qirez, Polac – Lagaj: Gruda, Gucati, Hoti, Kabashi, Kerolli, Koca, Makolli, Myftari, Uka, Veliu, Xami dhe Koca si dhe Likoshani – Lagja: Avdulli, Gjeli, Hasani, Miftari, Neziri, Zukaj dhe Zymeri.

Arsyeja: Krijimi i kushteve të punës pa tension, manipulim me ndarësit e tensionit të mesëm. 

2.

Nga TS 110/10(20) kV Skenderaj do të ndërprehet:

TS 10/0.4 kV TS Gradicë Bradiqt (kodi: 74000004034) nga ora 08:30 deri në ora 17:00

TS 10/0.4 kV TS Dervishi-Gradicë (kodi: 74000004037) nga ora 08:30 deri në ora 17:00

Vendet: Gradicë Bradiqët dhe Dervishi-Gradicë.

Arsyeja: Projekte investive, vendosja e shtyllave të reja të tensionit të mesëm, konzolave, shtrirja dhe frikësimi i përçuesve me qëllim të energjizimit të linjave të reja, që furnizon trafostacionin me kod: 74000004034.