Punëtori i një marketi në Pejë pozitiv me COVID-19

Një punëtor i një marketi në Pejë, ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Drejtori i Shëndetësisë në Pejë, Petrit Loci.

Gjatë ditës KALLXO.com ka pranuar telefonata nga punonjësit e marketit të cilët kanë njoftuar se deri më tani askush nuk i ka vizituar.

I pyetur për këtë çështje drejtori Loci  tha se marketi është në dijeni për punëtorin e tyre të infektuar, ndërsa ka shtuar se dezinfektimi i hapësirave është kompetencë e këtij marketi.

Deri më tani, në komunën e Pejës janë 15  persona të infektuar me virusin COVID-19.