Ilustrim Foto: KALLXO.com

Publikoi foto në rrjete sociale me pistoletë, arrestohet i dyshuari

Një person në Kaçanik është shoqëruar të mërkurën në stacion policor nën dyshimin për armëmbajtje pa leje.

I njëjti kishte publikuar në rrjete sociale fotografi, ku shihej me një pistoletë.

Policia ka njoftuar se i është konfiskuar një pistoletë me gaz.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt, ka njoftuar Policia.