PSD me aksionin e radhës për t`ia kujtuar premtimet kryeministrit Kurti

Aktivistët e Partisë Social Demokrate kanë ndërmarr sot një aksion simbolik para Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Para objektit të qeverisë ata kanë lëshuar në ajër disa balonë fenerë ku shkruhej për premtimet e Qeverisë Kurti.

Premtimet e paraqitura në balonë ishin: Çështja e të pagjeturve, dëmet e luftës, reciprociteti, dialogu social me serbët lokal, kërkim falja.

Në një prononcim për media sekretarja e përgjithshme e PSD-së, Teutë Rrusta, tha se negociatat kanë rifilluar pas sa kohësh, aty ku kanë mbetur.

“Në vend të një përpjekjeje politike për përmbylljen e çështjes me Serbinë dhe hapjen e mundësive të reja zhvillimi, kemi bunkerizim të pushtetit të ri. Nga prioriteti i shtatë, dialogun e ngriti në të tretin e të dytin, e shumë shpejt u bë i pari. Për projekt që zgjidh problemin me Serbinë, duhet guxim. E Kurti e ka karakteristikën e liderëve autoritar: ata janë frikacakë”, tha ajo.