Prokuroria Speciale shënjestron një rast të ri të koduar si “Thirrjet”

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se kanë shënjestruar një rast të ri të koduar si “Thirrjet”, pas një takimi të përbashkët ndërmjet Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj dhe ekipit për përzgjedhjen dhe shënjestrimin e krimeve të rënda.

“Prokuroria Speciale njofton se në rastin e shënjestruar si “Thirrjet”, ku janë të përfshirë njëzetekatër (24) persona për veprën penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 277 lidhur me veprën penale “Mashtrimi” nga neni 323 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e Prokurorirsë.

Sipas njoftimit, nga ky shënjestrim janë ngrirë rreth 700,000 euro, janë sekuestruar 1,700,000 euro cash si dhe nëntë vetura.