Ilustrim

Prokuroria jep detaje për rastin ku e mitura dyshohet se tentoi ta braktisë foshnjën e porsalindur

Policia e Kosovës sot njoftoi se një vajzë rreth 16 vjeçe ka tentuar që ta braktisë fëmijën e porsalindur. E njëjta siç merr vesh KALLXO.com ka dhe një fëmijë tjetër.

Për këtë rast Prokuroria në Prishtinë, departamenti për të mitur ka iniciuar procedurë veprën penale bashkësi jashtëmartesore me persona nën moshën 16 vjeç.

Lajmin për kallxo.com e ka konfirmuar zëdhënësja e prokurorisë Laureta Ulaj.

“Me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti është inicuar në drejtim të veprës penale bashkësi jashtëmartesore me persona nën moshën 16 vjeç dhe që është e mitur dhe ka lind…”- tha zëdhënësja e prokurorisë Ulaj.

Prokuroria nuk ka dhënë detja nëse është arrestuar deri më tani ndonjë person i dyshuar për bashkësi jashtëmartesore nën moshën 16 vjeçare.

Sipas saj për këtë rast janë duke u ndërmarrë veprime hetimore. Rasti sipas policisë ka ndodhur me 13.02.2023 në Prishtinë.

Prishtinë, 16 vjeçarja nënë tenton ta braktisë foshnjën