Vendvotimi në Çabër

Prokurori i Shtetit: Procesi i votimit në katër komunat kaloi pa asnjë rast

Pa asnjë incident apo rast të regjistruar ka kaluar procesi zgjedhor në katër komunat në veri të vendit, Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë Veriore. Kështu ka bërë të ditur Prokurori i Shtetit.

Prokurori i Shtetit do të vazhdoj të mbikëqyrë edhe procesin e numërimit të votave deri në përfundim të procesit.

“Pas përfundimit të procesit të votimit dhe mbylljes së vendvotimeve ju njoftojmë se nuk kemi të evidentuar asnjë rast nga veprat penale kundër të drejtave të votimit. Prokurori i Shtetit, do të vazhdoj të mbikëqyr procesin e numërimit të votave deri në përfundimin e këtij procesi”- thuhet në njoftim.

Tashmë janë mbyllur të gjitha vendvotimet në katër komunat në veri të vendit.

Komisioni Qendror Zgjedhor pritet që të publikoj zyrtarisht të gjitha rezultatet.

Mbi 1 mijë e 500 qytetarë kanë shfrytëzuar të drejtën për të votuar në këto zgjedhje.

Mbyllen qendrat e votimit në katër komunat veriore