Vesa Broja, PDK. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Problemet e Komunës së Mitrovicës me përmbaruesin lënë në gjysmë ndërtimin e çerdheve

Sonte i ftuar në emisionin “Jeta në Komunë” është kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri. Së bashku më të në studio janë edhe asamblistë nga opozita dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Asamblistja e PDK-së, Vesa Broja, ka kërkuar të dijë nga Bahtiri se ku kanë shkuar mbi 14 mijë euro nga shuma prej 200 mijë euro të cilat ishin ndarë së fundmi për ndërtimin e çerdhes në Shipol.

“Gati çdo vjet janë ndarë para të buxhetit për ndërtimin e çerdhes, në vitin 2019 janë ndarë 100 mijë euro, në projekt shkruan që janë të realizuar, por i ka marrë përmbaruesi. Po du me pyet kryetarin se a ma lehtë po e ka me i jep qeto hajt se pa çerdhe bon…”, tha Broja.

Po ashtu, Vesa Broja ka thënë se në vitin 2020 janë planifikuar 200 mijë euro për erdhe, kurse sipas saj prej tyre 14 mijë e 425 janë të realizuara në gjashtëmujorin e parë. Ajo ka kërkuar të dijë se ku kanë shkuar këto para “sepse nuk ka lëvizur asnjë baski sa i përket ndërtimit të çerdhes“.

Kurse Bahtiri ka thënë se deri në fund të vitit 2021 do të përfundojë çerdhja në Shipol, e cila sipas tij do të kushtojë 300 mijë euro.

“Sigurisht që përmbaruesi nuk pyet por i merr paret por 48 mijë euro i kemi nda për çerdhe, i kemi dhanë avans dhe ajo do të fillojë pasnesër dhe do te shihini as ajo çerdhe do të behet dhe jo çerdhe e vogël por çerdhe që kushton 300 mijë euro… Do të kryhet vitin e ardhshëm “, tha Bahtiri.

Po gjatë diskutimit për ndërtimin e çerdhes në Shipol të Mitrovicës Donjet Bislimin, asamblist i PDK-së, ka thënë se arsyeja kryesor e mosndërtimin të kësaj çerdhe sipas Raportit të Audtimit ishin vërejtja nga Auditori për nënshkrimin e kontratave përtej vlerave të parashikuara të buxhetit.