Prizren, policia po heton një rast për ngacmim seksual

Policia e Kosovës po heton për një rast të ngacmimit seksual ndaj në femre në Prizren.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se përderisa ka qenë duke shkuar në banesën e saj, është përcjellë nga një i dyshuar mashkull, dhe sapo ka arritur tek hyrja i dyshuari e kishte ngacmuar seksualisht”- thuhet në njoftim e policisë.

Sipas policisë për këtë rast janë duke u ndërmarr veprime hetimore.