Ilustrim: Prangosja e një të dyshuari - Foto: KALLXO.com
Arrestohet një person për ngacmim dhe kanosje në Prishtinë
18.1.2024 - 10:15
Një grua ka raportuar në Policinë e Kosovës se ka qenë e shqetësuar, ngacmuar dhe e kanosur nga një person.
Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari është arrestuar dhe pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Në raportin 24-orësh thuhet se rasti ka ndodhur në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinës, mes datave 27 dhjetor 2023 dhe 17 janar 2024.
Rasti është iniciuar “kanosje/ngacmim”.