Policia e Kosovës
Gruaja raporton në polici fqinjët për ngacmim
22.10.2022 - 09:48
Një grua e cila jeton në veriun e Mitrovicës ka raportuar në polici se po ngacmohet nga fqinjët e saj.
Përveç ngacmimit viktima ra raportuar se ajo edhe po kërcënohet në mënyra të ndryshme.
Policia në raportin ditor nuk ka njoftuar nëse ka intervistuar ndonjë person të dyshuar e të involvuar në rast siç ka raportuar ankuesja.
Tutje në raport thuhet edhe se ankuesja ka thënë se shqetësohet për veten dhe vajzën e saj të mitur në lidhje me këto kërcënime dhe ngacmime nga fqinjët.
Policia ka treguar se për rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit.