Ilustrim

Prizren - Gjendet 13 vjeçari i zhdukur

Është gjetur fëmija 13 vjeçar që ishte raportuar i zhdukur nga familjarët e tij.

Policia e Kosovës njofton se pas publikimit të fotografisë së tij, falë bashkëpunimit të qytetarëve dje rreth orës 18:00 është gjetur E. C. nga Prizreni.

“Me të marrë informatën hetuesit nga Hetimet rajonale në Prizren kanë kërkuar ndihmën e policëve të Stacionit Policor Prishtine –Jug, të cilët kane dakë në teren dhe e kanë gjetur viktimën, fëmijën E. C. (13 vjeç) nga Prizreni, i raportuar si i zhdukur që nga data 08/12/22” – thuhet në njoftim.

Ai është intervistuar nga hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve të Prizrenit, në prezencë të punëtorit të Qendrës për Pune Sociale.

I njëjti është dërguar në Emergjencën e qytetit ku është kontrolluar dhe më pas është marrë nga familjarët e tij.

Sipas njoftimit për të gjitha veprimet është konsultuar edhe prokurori kujdestar.

Policia falënderon qytetarët për bashkëpunimin.

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e një 13-vjeçari në Prizren