13-vjeçari i raportuar i zhdukur në Prizren, Foto: Policia e Kosovës

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e një 13-vjeçari në Prizren

Policia e Kosovës ka bërë publike fotografinë e 13-vjeçarit, Ender Cahanit nga Prizreni, të cilin nëna e tij më 10 dhjetor të këtij viti e kishte raportuar si të zhdukur.

Sipas Policisë, 13-vjeçari ishte parë për herë të fundit më 8 dhjetor 2022, në ora 18:20 nga nëna e tij, kur kishte dalë nga shtëpia.

“Ender Cahani, nga e ëma Jeta, lindur me datë 9 gusht 2009 nga Prizreni, për herë të fundit është parë nga e ëma e tij me datë 8 Dhjetor 2022 në ora 18:20, kur ka dalë nga shtëpia dhe nëna e tij më nuk ka asnjë kontakt me të” – ka thënë Policia.

Tutje është treguar se ankuesja ka thënë se edhe tjetër here ka ndodhur që fëmija të largohet nga shtëpia dhe është kthyer prapë, por që në këtë rast që nga koha e largimit të tij nga shtëpia ajo më nuk ka asnjë kontakt.

Personi i raportuar si zhdukur deri me sot, sipas Policisë, nuk është gjetur, andaj është kërkuar bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse e shohin fëmijën në fotografi apo din diçka për vendndodhjen e tij të raportojnë Policin Rajonale në Prizren , apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë.