Prizren: Dy mjekët e Urgjencës dalin negativ në testin për COVID-19

KALLXO.com dje kishte raportuar se një mjek i Urgjencës së Prizrenit kishte pasur kontakt me një person të infektuar me coronavirus.

Personi i që kishte rezultuar pozitiv me COVID-19 ishte nga Bullgaria nëpërmjet Maqedonisë në Kosovë me datë 16 mars dhe ka qenë në vetë izolim ndërsa ka pasur një kontakt me mjekun nga urgjenca por sipas tij kontakti ka qenë nënë masat mbrojtëse.

Drejtori i Shëndetësisë Visar Shehu për KALLXO.com ka thënë se mjeu i urgjencës pas testimeve ka rezultuar negativ.

“Sapo morrën informatë nga IKSHP-së se dy mjekët e testuar kanë rezultuar negativ, ndërsa mjeku i dytë ka qenë kontakt i mjekut të parë, dhe për të evituar çfardo rreziku dhe për masa të sigurisë që të dy mjekët janë testuar “ tha Shehu.

Në një postim në rrjetet sociale një qytetare kishte denoncuar se njëri nga mjekët e urgjencës kishte kontakt me familjarin që kishte ardhur nga Maqedonia dhe kishte rezultuar pozitiv.

Postimi është vënë në pikëpyetje për disa të pavërteta përfshire kohën kur i prekuri është kthyer në Kosovë dhe mundësisë që ai të përhapë virusin tek 45 punonjësit, si dhe për shkakun që qytetarja që kishte denoncuar rastin nuk ishte punëtore në urgjencës e Prizrenit.

Lidhur me këtë drejtori Shehu tha se për dy ditë ka qarkulluar ky informacion i rrejshëm dhe sot është vërtetuar kjo, dhe kushdo ka vepruar në këtë formë për përhapje të panikut do të ndiqet penalisht, andaj i njëjti ka ftuar organet e rendit që të përkujdesen që të mos përpahet paniku me informata të rrejshme.

“ Ftoj organet e hetuesisë që të ndërmarrin veprime dhe në mënyrë urgjente të ndërhyjnë në raste të tilla kur përhapin dezinformata, dhe nuk duhet të lejohet paniku dhe përhapja e informata të tilla të rrejshme, sepse jemi ne (Drejtoria e Shëndetësisë) që punojmë vazhdimisht me mediat dhe qytetarët që ti informojmë drejt dhe në kohë “ ka thënë Drejtori i Shëndetësisë Visar Shehu.

Prizren: Mjeku i urgjencës pati kontakt me familjarin e prekur nga COVID19