Prizren: Mjeku i urgjencës pati kontakt me familjarin e prekur nga COVID19

Në një bisedë për KALLXO.com Visar Shehu Drejtori i Shëndetësisë në Prizren ka folur për situatën ku një mjek stomatolog i kësaj komune i cili është i prekur nga virusi COVID 19 ka pasur kontakte me stafin e urgjencës së këtij qyteti.

Stomatologu sipas drejtorit të shëndetësisë është kthyer nga Bullgaria nga Maqedonia me datë 16 mars dhe ka qenë në  vetë izolim ndërsa ka pasur një kontakt me mjekun nga urgjenca por sipas tij kontakti ka qenë nënë masat mbrojtëse.

“I njëjti mjek që ka pasur kontakt me personin që ka rezultuar pozitiv me COVID-19,pasi ka qenë familjar i tij i afërt, ndërsa nesër do ti bëhen testet dhe do të presin rezultatet” ka thënë Shehu.

Ai ka shtuar se nuk ka nevojë për shqetësim për shkak se kontaktet kanë qenë duke përdorur masa mbrojtëse.

“ Që nga fillimi i muajit mars në urgjencë kemi pajisu mjekët dhe të gjithë stafin me të gjitha mjetet mbrojtëse për të luftuar virusin COVID-19, andaj jam i bindur se mjeku për të cilin bëhet fjalë do të rezulton negativ, dhe në asnjë situatë i njëjti nuk ka rrezikuar as kolegët dhe kurrsesi ndonjë pacient me të cilin do të mund të kishte pasur kontakt, e që në 2 javët e fundi kanë qenë minimale duke marrë parasysh organizimin e punës” tha drejtori Shehu

Në një postim në rrjetet sociale u denoncuar rasti që njëri nga mjekët e urgjencës kishte kontakt me familjarin që kishte ardhur nga Maqedonia dhe kishte rezultuar pozitiv.

Postimi është vënë në pikëpyetje për disa të pavërteta prfshirë kohën kur i prekuri është kthyer në Kosovë dhe mundësisë që ai të përhapë virusin tek 45 punonjësit.

Drejtori Shehu sqaron se Shërbimi urgjent në Prizren nuk i ka 45 punëtor siç pretendohet, por Urgjenca është e organizuar dhe është e ndarë në ekipe me nga 6 anëtarë të stafit dhe një ekip mban ndërrimin 24 orë, ndërsa ekipi i mjekëve nuk ka aspak kontakt me ekipet tjera fare, dhe ky organizim është që nga fillimi i muajit mars.

“ Ky organizim është bërë që personeli të mos ketë kontakt me njëri – tjetrin, dhe të parandalohet çfarëdo rreziku i përhapjes së virusit “ tha Drejtori Shehu.

Me datë 31 Mars është raportuar se një burrë nga Prizreni ka rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Sipas Institutit të Shëndetit Publik, ky qytetar kishte ardhur nga jashtë vendit.