Ilustrim

Prizren, 2 të arrestuar për detyrim në prostitucion

Dy persona janë arrestuar në Prizren, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “detyrim në prostitucion”.

Sipas Policisë, lidhur me rastin është kontrolluar një lokal dhe në cilësinë e provave materiale janë konfiskuar një DVR, një arkë fiskale, pesë telefona celularë dhe 354 euro para.

Policia ka shtuar se me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur të premten rreth orës 21:50.