Prishtinë, nesër mbyllet për qarkullim një segment i rrugës ‘Agim Ramadani’

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nesër më datë 29 gusht, do mbyllet për qarkullim një segment i rrugës ’Agim Ramadani’.

Në njoftim thuhet se mbyllja e këtij segmenti do jetë nga ora 08:00 deri në 15:00.

“Për shkak të punimeve të asfaltimit, nesër, e shtunë, 29 Gusht prej orës 08:00 – 15:00, një segment i rrugës “Agim Ramadani”, prej udhëkryqit të rrugës “Arkitekt Karl Gega” deri te udhëkryqi i rrugës “Eqrem Qabej” do të jetë e mbyllur për trafik,” thuhet në njoftim.

Komuna bën thirrje që të shfrytëzohen rrugët alternative gjatë kësaj kohe.