Ilustrim

Prishtinë, mosmarrëveshja verbale përfundon me plagosje

Një burrë është plagosur me armë zjarri dje në Prishtinë.

Sipas policisë dyshohet se deri tek kjo ngjarje ka ardhur pas një mosmarrëveshjeje verbale ku i dyshuari ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës.

Viktima ka pësuar lëndime në dorë dhe është duke u trajtuar në QKUK.

Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 19:00.

Tutje policia sqaron se lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti është duke u hetuar.