Ilustrim

Prishtinë, arrestohet një person pasi sulmoi fizikisht dy policë

Një person është arrestuar pasi dyshohet se i njëjti, në gjendje të dehur, ka sulmuar fizikisht dy policë.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur në stacion policor dhe i njëjti sipas procedurës së rregullt, është liruar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti në gjendje të dehur, në stacionin policor ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë. Zyrtarët për shkak të lëndimeve kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit  është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të forcave të rendit.