Ilustrim Foto: KALLXO.com

Prishtinë, arrestohet një 33-vjeçar i dyshuar për vjedhje të rënda

Sot nga njësitë policore të stacionit Qendranë Prishtinë është arrestuar një 33-vjeçar me inicialet K.R. i dyshuar për një rast vjedhje dhe dy vjedhje të rënda.

Sipas Policisë së Kosovës rastet kanë ndodhur në periudha të ndryshme kohore (tre muajt e parë të vitit 2023)

“Puna e hetuesve të stacionit policor është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që të arrestojnë personin e dyshuar: K.R. mashkull,33 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës” – thuhet në njoftim.

Gjithashtu, Policia ka njoftuar se i dyshuari me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, dhe ndaj tij është iniciuar procedurë për së paku tri raste.