Ilustrim - Policia në aksion

Prishtinë - Arrestohet i dyshuari për sulm ndaj bashkëshortes

 

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur në rrugën “Beqir Kastrati“.

Sipas policisë i dyshuari ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Të dëmtuarës i është ofruar ndihma mjekësore. Ngjarja ka ndodhur pas ditën e djeshme rreth orës 16:00.

I dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.