Prishtinë, arrestohen dy të dyshuar për vrasje në tentativë

Dy persona në Prishtinë që po dyshohen për vrasje në tentativë janë arrestuar nga Policia e Kosovës.

Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur mbrëmë në lagjen “Kodra e Trimave”.

Policia thotë se njëri nga personat e arrestuar A.I, 38 vjeçar, pasi kishte shkelu një aktvendim të gjykatës (ishte nën masën e arrestit shtëpiak), është dërguar në paraburgim për 30 ditë.

Ndërsa i dyshuari tjetër P. S, 32 vjeçar, pas intervistimit me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë.