Alexander Lukashenko - Foto: REL/Reuters

Prigozhin dhe presidenti i Bjellorusisë bien dakord për 'de-përshkallëzimin e situatës'

Udhëheqësi bjellorus, Alexander Lukashenko ka zhvilluar bisedime me kreun e grupit mercenar Wagner, Yevgeny Prigozhin, gjatë të cilave Prigozhin ra dakord të ndalojë trupat e tij dhe të “de-përshkallëzojë situatën”, raporton BBC

“Prigozhin pranoi propozimin e Lukashenkos për të ndaluar lëvizjen e Wagnerit në territorin rus dhe për hapat e mëtejshëm për uljen e tensionit”.

Nga mbrëmja e të premtes Rusia ka nisur shtimin e forcave nëpër rrugë të Moskës pas thirrjeve të prijësit të Wagner për rebelim kundër ushtrisë.

Aktualisht, sipas të dhënave trupat janë nisur drejt Moskës.

Reagimet e banorëve të Moskës pas situatës së krijuar atje