AKI- Ilustrim

Pretendonte se ka kontakt me agjentët e AKI-së, arrestohet për mashtrim në tentativë 73 vjeçari

Një person ka përfunduar në pranga pasi i njëjti dyshohet se ka tentuar ta mashtroj një person duke pretenduar se ka kontakt me zyrtarët e Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI).

Siç kanë njoftuar forcat e rendit, i arrestuari është një person 73 vjeç dhe i njëjti kishte kërkuar një shumë të parave prej 2 mijë eurove nga një person. Rasti ka ndodhur në Mitrovicë.

“Veprimet e ndërmarra hetimore në grumbullimin e informacioneve në rrugë operative, kanë mundësuar që të arrestohet i dyshuari B. Gj. 73 vjeçar, shtetas i Republikës se Kosovës i cili dyshohet se është takuar me ankuesin (viktimën) nga i cili ka kërkuar një shumë të parave në vlerë (2000 euro), kinse i dyshuari është në kontakt me dy zyrtarë të AKI –s, gjëja të njëjtit i kanë kërkuar që do t’ i kryej shërbime në favor të viktimës”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Të gjitha veprimet e ndërmarra hetimore janë zhvilluar me autorizim të prokurorit të çështjes, i cili ka urdhëruar që veprimet e mëtejme hetimore lidhur me rastin të zhvillohen në drejtim të veprës penale “Mashtrim në tentativë”, duke u zbuluar se është tentuar të keqpërdoret institucioni i AKI-s.

Ndërsa pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.