Presidentja Osmani takon Gabriel Escobarin, i ankohet për Serbinë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, pas takimit me Zëvendës Ndihmës Sekretari të Shtetit të SHBA-ve, njëherësh i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se kanë diskutuar nevojën për të ecur përpara në dialog.

Në një konferencë për media, në të cilën nuk u lejuan pyetjet e gazetarëve, presidentja Osmani tha se ka shprehur pakënaqësinë për moszbatimin e marrëveshjeve nga ana e Serbisë.

“Sot diskutuam nevojën për të ecur përpara në dialog, Kosova është dhe gjithnjë ka qenë pala konstruktive është e gatshme ta rris angazhimin për intensifikim të procesit. Shpreha pakënaqësinë për mos zbatimin e marrëveshjeve nga ata e Serbisë, stukuarat ilegale kriminale Serbia ka refuzuar ti shpërbëjë dhe vazhdon ti mbështetë financiarisht. Vizita e Escobar sot ka kontribuar për të adresuar çështje në interes të përbashkët të paqes dhe stabilitetit afagjitë” – tha Osmani.

Ajo ka falënderuar aleatët amerikan për mbështetjen e vazhdueshme të vendit.

“Historia dëshmon se angazhimi i ShBA-ve në Kosovë është i pazëvendësueshëm dhe ekzistencial. Vura në pah përkushtimin e institucioneve për ti marrë hapat konkret për anëtarësim në strukturat euroatlantike dhe fillimin e  dialogut strategjik” – u shpreh Osmani.

Ndërkaq, Escobar ka shprehur mbështetjen amerikane për aspiratat euroatlantike të Kosovës.

“Pata dëshirë që të shpreh mbështetjen amerikane për aspiratat euroatlantike të Kosovës dhe në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, jam krenar që Kosova ka kontribuar në agjendën evropiane, sidomos për ngjarjet gjatë kësaj jave, ju falënderoj që do të jeni nikoqire” – tha ai.