Presidenti Thaçi thërret konferencë për media

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të mbajë sonte konferencë për media.

Konferenca do të mbahet në orën 19:00.

Siç njofton Presidenca, konferencën për gazetarë Thaçi do të mbajë pas përfundimit të Samitit të Zagrebit, i cili po mbahet online.

Ndërkaq, konferenca do të mbahen në hapësirën në hyrje të Presidencës.

Kroacia është kryesuese e radhës e BE-së në gjysmën e parë të këtij viti dhe siç thekson Presidenca, e ka prioritet të kryesimit të saj afrimin e BE-së me Ballkanin Perëndimor.

Kujtojmë se Thaçi, sot ka zhvilluar bisedë telefonike me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq, në kuadër të përgatitjeve për Samitin e Zagrebit që do të mbahet pasditen e sotme.

Zyra e Presidentit ka njoftuar se Thaçi shprehu mirënjohje për këmbënguljen e Kroacisë që të mbahet Samiti i Zagrebit edhe në kushtet e pandemisë së shkaktuar nga COVID-19.

Detaje rreth Samitit të BE-së në Zagreb: Nga 3 minuta për të folur, pa simbole shtetërore