Detaje rreth Samitit të BE-së në Zagreb: Nga 3 minuta për të folur, pa simbole shtetërore

Shtetet pjesëmarrëse në Samitin e Zagrebit që do të mbahet nesër më 6 maj do të paraqiten pa kurrfarë simbole shtetërore.

Në ekranet ku paraqiten pjesëmarrësit për të folur, do të ju paraqitet vetëm emri dhe mbiemri, por jo dhe vendin që përfaqësojnë, raporton Vecernji.hr.

Nga tre minuta do të kenë kohë pjesëmarrësit për tu folur. Kjo është koha që do të kenë liderët e 27 vendeve anëtare të BE-së, dhe 6 liderë të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Vecernji.hr raporton detaje interesante nga ky takim është marrëveshja që të gjithë kryeministrat dhe presidentët pjesëmarrës, do të mbajnë fjalim të kufizuar 3 minutësh, dhe kur të njëjtit flasin do të paraqitet vetëm emri dhe mbiemri, por jo vendi i origjinës që përfaqësojnë.

Flamujt, stemat shtetërore, libra, fotografitë familjare, dhe detaje të ngjashme që zakonisht shihen në prapavijë të folësve, nuk do të lejohen të shfaqen.

Shmangja e emrit të shteteve dhe simboleve shtetërore është padyshim jo vetëm një çështje teknike, por edhe çështje politike, duke pasur parasysh se 5 vende anëtare të BE-së nuk e njohin Kosovën si shtet, raporton Vecerjni.hr.

Me 1 maj Spanja e ka hequr ndaj Kosovës për pjesëmarrje në samite, takime dhe konferenca ndërkombëtare.