ilustrim

Policia sekuestron nga 62-vjeçari një pushkë gjuetie në Prizren

Policia e Kosovës ka sekuestruar një pushkë gjuetie nga një 62 vjeçar në Prizren.

Sipas njoftimit, Policia sot rreth orës 13:00, pasi kanë arritur deri te dyshimi se një person posedon armë ilegale, hetuesit e Stacionit Policor Prizren-Veri, e kanë ftuar të dyshuarin në stacion për intervistim.

I dyshuari A.L.,më pas e kishte pranuar se posedon një pushkë gjuetie.

“Policët hetues bashkë me të dyshuarin kanë shkuar në shtëpinë e tij, pasi që është gjet  arma, me urdhër të prokurorit kompetent nga Prokuroria Themelore në Prizren , arma është sekuestruar”- thuhet në komunikatë.

Policia thotë se kundër të dyshuarit është filluar hetimi për veprën penale “Mbajtje në pronësi kontroll, posedim apo shfrytëzim ia pa autorizuar i armës”.

Në konsultim me prokurorin e krimeve të rënda, Policia bën të ditur se i dyshuari lirohet dhe rasti hetohet në procedurë te rregullt.