Policia e Kosovës

Policia në Zubin Potok has në tri automjete që dyshohet se kishin mall të kontrabanduar

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë hasur në tri automjete në të cilat dyshohej se kishte mall të kontrabanduar.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:30 në Zubin Potok.

Lidhur me rastet Policia ka arrestuar një person të dyshuar.

“Me urdhër te prokurorit një person është arrestuar dhe me pas është liruar ne procedure të rregullt”- thuhet në njoftim.

Ndërsa, është bërë e ditur se mjetet bashke me mallin e kontrabanduar janë dërguar ne terminalin doganor për procedura te mëtejme.