Ilustrim

Gjakovë, arrestohen dy persona dhe konfiskohen dy armë e substancë narkotike

Policia në Gjakovë ka arrestuar dy persona të dyshuar për kanosje.

Sipas njoftimit tek njëri i dyshuar janë gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta të cilat dyshohet se janë përdorur në rast.

Po ashtu, tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një sasi e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Rasti ka ndodhur sot në rrugën “Sylejman Hadum Aga”, ku është raportuar kanosja.

Policia tutje ka njoftuar se me vendim të Prokurorit të Shtetit njëri nga të dyshuarit është ndalur në mbajtje për 48 orë.