Policia: Katër të mitur sulmojnë disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut

Një grup prej tre-katër të miturve dyshohet se kanë sulmuar disa të rinj shqiptarë në rrugën “Sutjeska” në Mitrovicë të Veriut, më 06.03.2025.

Kështu ka bërë të ditur shefi i Operativës i Policisë Rajonale Mitrovicë – Veri, Petrit Fejza, i cili tha se të dyshuarit janë intervistuar në Polici.

“Fillimisht janë marrë 4 persona si të dyshuar por 3 prej tyre janë liruar pas verifikimit të kamerave. Policia është duke punuar për të identifikuar edhe personat e tjerë të involvuar”- tha Fejza për KALLXO.com.

Sipas Fejzës, i mituri që është në stacion është i nacionalitetit boshnjak, ndërsa siç thotë ai të tjerët pritet të identifikohen.

Fejza përfundoi se dy nga të lënduarit kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor.