Policia jep detaje për zjarrin në një villë në fshatin Bogë (VIDEO)

Më 5 janar rreth orës 20:50 një burrë nga fshati Bogë i Pejës ka raportuar se derisa ka qenë brenda në villën e viktimës, e ka ndezur kaminin dhe në ndërkohë ka vërejtur se jashtë është një tym.

Sipas të dhënave të policisë, ankuesi së bashku me personat që ishin në brenda  kanë dal jashtë dhe kanë vërejtur se villa është përfshirë nga zjarri, i cili dyshohet se është shkaktuar nga oxhaku.

Policia thekson se lidhur me rastin njësitë relevante policore dhe zjarrfikësit kanë dalur në vendin e ngjarjes.

Derisa, rasti është në hetime.