Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Policia jep detaje për rastet e dhunës në familje të raportuara në 24 orët e fundit

Gjatë ditës së martë në polici janë raportuar tri raste të dhunës në familje, dy në kryeqytet dhe një rast tjetër në Pejë.

Një burrë në Prishtinë ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale, është sulmuar fizikisht nga një grua.

Sipas policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor. Derisa, palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt.

Për shkaktim të dhunës në familje raportoi edhe një grua në kryeqytet. Sipas saj, pas një mosmarrëveshje, burri ka shkaktuar dhunë në familje.

Policia bën të ditur se palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt.

Në Pejë po ashtu gjatë ditës së martë një grua raportoi se burri ka ushtruar dhunë ndaj saj.

Në raportin policor potencohet se, lidhur me rastin, personi i dyshuar është intervistuar dhe pas inicimit të rastit është liruar në procedurë të rregullt.