Kokaina në banane, Itali Foto: VOA

Policia italiane sekuestroi mbi 2 mijë kilogramë kokainë që ishte fshehur në banane - VIDEO

Policia italiane ka sekuestruar 2,700 kilogramë kokainë “shumë të pastër” të fshehur në dy konteinerë me banane, që ishin dërguar nga Ekuadori.

Lënda narkotike është gjetur në portin kalabrez “Gioia Tauro” dhe nëse do të hdihej në treg do të kapte vlerën e më shumë se 800 milionë euro, tha në një deklaratë Guardia di Finanza.

Dërgesa ishte nisur nga Guayaquil në Ekuador dhe destinacioni i saj përfundimtar ishte Armeniai.

Droga u zbulua në konteinerët 12 metra të gjatë falë skanerëve të specializuar, të ndihmuar nga një qen i quajtur “Joel”./VOA