Policia i shkon në shtëpi për dhunë në familje, i gjen substanca narkotike

Një të dyshuari në Prizren, Policia i kishte shkuar në shtëpi për raportim të dhunës në familje, por kishte gjetur substanca narkotike. Më pas, me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar në qendrën për mbajtje për 48 orë.

Të enjten në mbrëmje gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit në rrugën Suzi Qelebi, kishte hasur në të dyshuarin duke paketuar substancë që dyshohet të jetë e llojit marihuanë, shkruan në komunikatën e Policisë.

Qeset e plastikës të mbushura me substancë narkotike me peshë 56.10 gram, tridhjetë e pesë qese plastike të zbrazëta dhe një peshore digjitale të gjetura në shtëpinë e të dyshuarit janë konfiksuar nga Policia.

Vepra është cilësuar “blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e pautorizuar e narkotikëve”.