ilustrim

Policia i gjen dy pushkë gjuetie një personi në shtëpi, i mbante pa leje 

Policia ka shoqëruar për një stacion në të dyshuar i cili po mbante pa leje armë në shtëpi. 

Në raportin e 24.02.2024 thuhet se policia ka kryer një kontrollë në shtëpinë e një personi në fshatin Zabërgjë të Klinës. 

Gjatë kontrollit të dyshuarit i janë gjetur dhe konfiskuar dy pushkë gjuetie me 11 fishekë. 

Për këtë çështje është njoftuar edhe prokurori i shtetit. Pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt. 

Rasti është iniciuar si armëmbajtje pa leje.