Policia e Kosovës dhe FSK në operacion të kërkim-shpëtimit, Liqeni Badovcit

Policia dhe FSK-ja në operacion të kërkim-shpëtimit për një person tek Liqeni i Badovcit - FOTO

Policia e Kosovës dhe Forca e Sigurisë së Kosovës janë duke zhvilluar një operacion të kërkim-shpëtimit në afërsi të Liqenit të Badovcit.

KALLXO.com ka mësuar se forcat e rendit janë dukë kërkuar për një person i cili është raportuar i zhdukur.

Sipas informacioneve jo zyrtare, personi i cili po kërkohet ka zbritur nga një automjet në afërsi të vendit ku po zhvillohen kërkimet.

Ekipi i KALLXO.com është në vendin e ngjarjes.

Zyrtarë të Policisë dhe FSK-së nuk kanë pranuar të flasin për medie.