Ilustrim

Policia arreston tre persona në Prishtinë, gjejnë 51 qese marihuanë tek banesat e tyre

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar të enjten në Prishtinë nën dyshimin për posedim të substancave narkotike.

Tek të dyshuarit, policia ka njoftuar se gjatë kontrollit kanë gjetur dhe konfiskuar dy qese të vogla të mbushura me substancë narkotike të llojit marihuanë me peshë 2.9 gram, tre telefona si dhe 6 mijë e 500 euro, 50 funta dhe 210 franga.

Pas kësaj, policia në konsultim me prokurorin kujdestar kanë bërë bastisje në banesën e të dyshuarve, të cilën ata e kanë marrë me qira dhe gjatë bastisjes kanë hasur dhe konfiskuar 51 qese të mbushura me substancë narkotike të llojit marihuanë me peshë 115.6 gram, një peshore digjitale, një foli, një grinder, një sasi e madhe me qese të zbrazëta.

Në raport është thënë se pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.